Përparim Spahiu: Më 25 prill ne zgjedhim për familjen. Vepro për fëmijët me planin ”Nga Bebja në Bebe”
Kreu i LSI-së në Tiranë, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e këtij qarku ku mban edhe numrin 5, Përparim Spahiu ka ndarë një nga pikat e planit të LSI-së. Sipas tij, më 25 prill ne zgjedhim për familjen, ku edhe ka ndarë planin ”Nga Bebja në Bebe”. ”Me këtë fond çdo familje e re dhe bashkimi i dy fondeve (nëna e babai) 50 mijë Dollarë janë një shumë ndihmuese për nisjen e jetës familjare”,-shkruan Spahiu në facebook.
Postimi i plotë
Më 25 prill ne zgjedhim për FAMILJEN. Programi i LSI është i qartë kur shprehet për mbështetjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë.
“Nga Bebja në Bebe”
Me këtë fond çdo familje e re dhe bashkimi i dy fondeve (nëna e babai) 50 mijë Dollarë janë një shumë ndihmuese për nisjen e jetës familjare.