Përparim Spahiu: Nuk gjobitet dot gjithë populli, o i mjerë!

Kreu i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu ka reaguar për fushatën e gjobave politike që kryeministri Edi Rama ka nisur ndaj kundështarëve. Në një postim në Facebook, Spahiu shprehet se “pushteti nën përpëlitjet e fundit duhet të kuptojë se fjala e lirë, dialogu qytetar, pra populli nuk mund të gjobitet!”.

Reagimi i plotë i Përparim Spahiut në Facebook:

Nuk gjobitet dot gjithë populli o i mjerë!

I gjendur në epilog të tunelit të zi të pushtetit të vet, të ndërtuar me baltën e krimit dhe korrupsionit, koka e Rilindjes ka ndërmarrë revanshin e fundit duke gjobitur këdo që guxon të mendojë ndryshe nga ai.

Vizitat policore nga Korça, në Durrës, Tiranë e kudo ku opozita po ndez shqiptarët, nuk do të ndalojnë aktivitetet e LSI.

Pushteti nën përpëlitjet e fundit duhet të kuptojë se fjala e lirë, dialogu qytetar, pra populli nuk mund të gjobitet! 👎

Aktivitetet e LSI po mbahen anë e kënd vendit duke respektuar kushtet që dikton pandemia, duke u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin.

Por, kjo nuk do të thotë që duhet të ndahemi nga njerëzit, sepse koka e Rilindjes mendon se vetëm partia e tij meriton të bëjë fushatë.

KM bën mirë të kuptojë se nuk mund ta ndalojë vrullin dhe energjinë e opozitës, nuk mund ta frenojë rotacionin, nuk mund ta mbajë peng popullin.

Referendumi i 25 prillit do t’i japë shuplakën e qartë shefit të Rilindjes nëpërmjet votës masive për ndryshim, për më shumë mirëqënie, zhvillim dhe shanse të barabarta për të gjithë.

Dita e madhe po afron. 25 prilli është dita që Shqipërinë ja heqim nga duart pengmarrësve dhe ja kthejmë shqiptarëve!

#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱

SHKARKO APP