Përplasja e PD-së për vulën në KQZ, Ivi Kaso: Mazhoranca ka nxitur Alibeajn për ta ankimuar
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do t’i drejtohet Gjykatës para se të pranojë listat e palëve në PD, kjo për anëtarët e KZAZ-ve. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në e Berishës, Ivi Kaso thotë se ka një vendimmarrje të gjykatës që certifikon vendimet e Kuvendit të dhjetorit 2021.
”Sa i takon çështjes në Gjykatën e Apelit, duhet të bëjmë të qartë se PD-ja ka organet e veta legjitime të cilat janë zgjedhur sipas Kuvendit të PD-së. Çdo vendimmarrje shkon për regjistrim në Gjykatën e Tiranës. Nëse dokumentacioni gjendet në përputhje më ligjin për partitë politike regjistrohet.
Kjo procedurë që bën gjykata e Tiranës nuk është një procedurë gjyqësore mirëfilltë. Gjykata e bëri punën e vet e verifikoi dokumentacionin dhe e gjeti në përputhje me statutin e PD. Për shkak të kryeministrit nuk regjistrohet dhe është futur në një hulli gjyqësore. Ne besojmë se nxitjen për të bërë një ankim, një palë që nuk ka qenë palë në shqyrtim, ja ka dhënë mazhoranca.
U provua se nuk ka mbështetje në elektorat dhe fakti se nxjerrjen nga xhepi të pseudokandidatëve dhe në momentin që gjithë palët janë akorduar nxirret një i panjohur, rasti më i fundit bashkia e Vaut të Dejës, ku një zonjë paraqitet me vullnetin e Alibeajt si kandidate dhe vet kryetari i degës thotë se nuk e njohim. Janë këtë akte politike që i shërbejnë Ramës. Flirtimi është se unë të quaj opozitë, ti do më shërbesh sa herë që të më nevojitesh”,-tha Ivi Kaso në ”Report Tv”.