Përplasja me Berishën. Deputetja e PD: Të tërheqim zvarrë Taulant Ballën!

Një deklaratë e ashpër dhe thirrje për dhunë është bërë sot kundër një prej deputetëve të Partisë Socialiste. Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi propozon tërheqjen zvarrë të Taulant Ballës.

Propozimi i saj është bërë në Facebook, ku kërkon që të ngrihet një aleancë për të ndëshkuar deputetin Balla. Halimi thotë se ajo është e para që futet në këtë aleancë. “Aleanca për të tërhequr zvarrë Taulant Ballën për gjuhën enveriste të përdorur në Kuvend. Unë jam e para”,- shkruan deputetja e PD-së.

Komenti ne Facebook i deputetes Halimi

Komenti ne Facebook i deputetes Halimi

Në komentin e saj ka dhe njerëz që mbështesin idenë dhe rreshtohen në aleancën e re që ka si synim linçimin e një deputeti. Deklarata të forta janë bërë shpesh nga deputetët e të gjithë kampeve, por thirrje për sulme fizike personale nuk janë të zakonshme. Ajo që është shqetësuese ka të bëjë me faktin se një deklaratë e tillë më gjuhë të ashpër nuk bëhet nga një militant i zakonshëm, por nga një ligjvënëse e Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i deputetes Halimi ka të bëjë më qëndrimin e Taulant Ballës si Kryetar i Komisionit Hetimor për Çështjen CEZ. Balla dërgoi policinë në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ta marrë atë me forcë për të dëshmuar në komision.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’i shpëtuar sikletit të shoqërimit me polici Berisha u paraqit vetë të hënën në seancën e Komisionit. Gjatë debatit pati replika të ashpra mes Berishës dhe Taulant Ballës. Komisioni i CEZ ishte i vetmi rast në karrierën politike të Sali Berishës, ku ky i fundit u thirr në cilësinë e dëshmitarit dhe duhet t’i përgjigjej pyetjeve të Ballës dhe deputetëve të PS.

Një zhvillim i tillë i ngjarjeve është cilësuar si poshtërim politik për Sali Berishën. Vetë Berisha shprehu qëndrimin e tij për thyerje të rregullores së Parlamentit. Ndërsa Balla tha se e “morëm si Çeçon në komision”.

Asnjë nga deputetë e tjerë të PD-së në komision nuk e mori në mbrojtje Berishë. Siç duket thirrja si dëshmitar, kërcënimi me polici dhe akuzat ndaj Berishës kanë bërë që deputetët e tjerë të djathtë të marrin në mbrojtje liderin historik. Abjola Halimi është vënë në para në listë për të sulmuar Taulant Ballën edhe fizikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?