Përplasja te FRD, Berisha: Në një vend ku shteti është zëvendësuar nga mafia, Presidenti s’kishte alternativë tjetër

Gjatë një intervistë për Klan News”, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për ngjarjet tek zyrat e FRD-së

“Në një vend ku ligji dhe shteti ligjor janë zëvendësuar me rregullim e mafies dhe të krimit, Presidenti i Republikës nuk kishte alternativë tjetër për të treguar se në  ç’mënyrë banditeske e të pakonceptueshme po dhunohej Kushtetuta, pluralizmi, duke shkelur çdo lloj rregulli dhe çdo ligj i një shteti.

Presidenti nuk shkoi për betejë fizike, por për t’i treguar shqiptarëve se çfarë degradimi ka ngelur Rama dhe Veliaj, që me një letër pa vulë, pa firmë, pa asgjë kërkuan të shkelin ligjin dhe pluralizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi i Presidentit ishte në luajalitet të plotë me Kushtetutën e vendit”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?