Përplasje, ironi dhe replika te Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Komisioni Hetimor për “TIMS” është shoqëruar me ironi dhe replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Pjesë nga debati: 

Blerina Gjylameti: Ne dimë të lexojmë, nuk lexohet shkresa i kemi para.

Ervin Salianji: Mos i fyeni kolegë tuaj, para se të diskutojmë do të vendosim. Ne në këtë komision, edhe për shkak të administrimit dhe produktit që duam të nxjerrim edhe për shkak të luftës ndaj paligjshmërisë, mora propozimin e zotit Qefalia dhe e përmbusha pikë për pikë.

Toni Gogu: Rrini të qetë sepse Kryeministri do ju përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri, e doni atë, nuk rrini dot, do ju vijë shumë shpejt. Por nuk është kjo çështja e komisionit tonë. Çështja është a janë ekspertët gati që t’i propozojnë këtij komisioni planin e hetimit. Ju thatë që ata nuk janë gati dhe kjo për dy arsye, e para sepse nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin, ju thatë që ka akoma informacion rrugës, e dyta nuk mund të shqyrtojnë sot atë informacion që është sekret hetimor sepse janë të papajisur me certifikatën e sigurisë që do të thotë që duhet të pajisen, pasi të shqyrtojnë informacionin janë të gatshëm. Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës sepse na duhen kuotat, nuk është kjo puna e Komisionit. Mos e xhuxhmaxhizoni komisionin në një reality show. Flasim pak, lexojmë shumë. Ne hetojmë dhe nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrë.

Kryesia e Komisionit të mblidhet për të shqyrtuar ecurinë e mbledhjes. Nëse vazhdojmë me batuat poshtë e lart marrim kohë dhe hetimi do të ngecë sepse ekspertët ende s’kanë marrë informacionin dhe s’janë të pajisur me certifikatë.

Ervin Salianji: Ne do të avancojmë këtu, jeni 3 kolegë të PS që keni thënë 3 gjëra të ndryshme. Nuk më shqetësoheni, ju keni shkuar në etapë tjetër, nuk kemi shkuar tek ajo pikë.

Po shqyrtojmë përgjigjet që kam ardhur. 3 institucionet që duhet t’i përgjigjeshin kërkesave për informacion nuk i kanë sjellë.

SHKARKO APP