Përplasje PD-LSI, Vasili-Bashës: Meta e ka tejkaluar me kohë planin e dorëheqjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha.  

Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e kreut të LSI, Ilir Meta, duke e akuzuar për përfitim nga kompania e Kastrioti Ismailajt. Ndërkohë, Vasili është shprehur se Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë.   Ndërsa, ka shtuar se është e drejta e Bashës dhe e kujtdo tjetër që të kërkojë dorëheqjen, dhe çdo kërkesë e opozitës do të trajtohet në Kuvend.   

“Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë. E drejta e Bashës dhe e kujto tjetër që të kërkojë dorëheqjen. Çdo kërkesë e opozitës do të trajtohet në Kuvend. Vërtetësia e shpifjeve, si e sondazhit të SOROS”, ka thënë Vasili. 

SHKARKO APP