Përplasjet mes banorëve dhe policisë te 5 Maji. Një i ri lidhet me pranga mbi çatinë e banesës, shoqërohet nga FNSH-ja (Pamjet)

Vijojnë tensionet mes banorëve dhe policisë te 5 Maji në Tiranë.

IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 majit”, pasi një zonë e projektuar për rindërtimin e një kompleksi pallatesh, ku do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Aksioni është shoqëruar me tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët e zonës kanë refuzuar që të largohen nga pronat e tyre duke u dalë përpara fadromave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një djalë i ri ka dalë përballë uniformave blu, i cili hipi mbi çati i lidhur me pranga. U desh ndërhyrja e FNSH-së që i riu të shoqërohet dhe të zbresë nga banesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?