Përse Berisha nuk i lë radhë Bashës? Shpall moskandidimin e tij në Tiranë
Pothuajse të gjithë mediat e shkruara dhe ato online kanë rimarë një intervistë të Sali Berishës në Tv Klan ku ai pothuajse shpall se Lulzim Basha nuk do të jetë më Kryetar Bashkie. Gjatë intervistës së tij të fundit ne emisionin Opinion Basha pat thënë se është shumë e shpejtë dita kur ai do ta bëjë publik vendimin e tij në lidhje me Tiranën. Por ish kryeministri nuk e ka pritur dot këtë deklaratë. Në intervistën për Klan ai ka thënë se Basha duhet të garojë për postin e kryeministrit. I pyetur nëse do të donte që ta shihte Bashën për herë të dytë si kryetar i bashkisë më të madhe të vendit, Berisha u përgjigj: “Ajo që do të doja unë të shihja Lulzim Bashën është kryeministër i vendit. Unë e quaj shumë të nderuar detyrën e kryetarit të Bashkisë por mendoj që vendi ka shumë nevojë që të ketë Lulzim Bashën kryetar të qeverisë. Ky është mendimi im”. Pra me një fjalë Berisha thotë se basha nuk duhet të jetë më kryetar bashkie. tani shpallja e Bashës mbetet vetëm një formalitet. Pyetja që shtrohet është: Pse edhe këtë vendim Berisha duhet ta shpallte para Bashës?