Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përse s’reagojnë ambasadorët siç i presin shqiptarët?!

Përse s’reagojnë ambasadorët siç i presin shqiptarët?!

Aktualitet
E enjte, 21 Maj 2020 09:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

Duke lexuar se çfarë ndodh gjatë këtyre ditëve nën rrogoz, kam përshtypjen se përgjigja e kësaj pyetjeje, e “thjeshtë” për t’u kapur nga qytetarët është: Rama, para dhe pas prishjes së Teatrit i ka mashtruar me “sukses” disa nga ndërkombëtarët! Është përpjekur si zakonisht të fusë në kurth opoizitën.

Duket një përfundim i “fortë”..! Kam përshtypjen që nuk është larg të vërtetës…Qofsha i gabuar!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bindjen ma forcon fakti se këtë përgjigje e deklamoi edhe vetë Rama, vetëm pak orë pas prishjes së TK, duke thënë: I binda ndërkombëtarët për drejtësinë e veprimeve të mia për shëmbjen e TK…! Pas këtij veprimi në Tiranë, do të nisë dërgimin e “argumentit magjik” në disa nga kryeqytetet kryesore të globit, direkt ose përmes lobistëvë të paguar majmërisht, për ti “bindur” edhe ata!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndonjëri do të thoshte: Cfarë argumenti “magjik” ka përdorur Rama? Dhe a janë kaq naivë ndërkombëtarët për të besuar “shpjegimin magjik” të Ramës? Po opozita përse ra në këtë kurth? Apo edhe ajo është pjesë e kësaj loje, duke qënë kundër reformës zgjedhore?

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 18 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 19 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Ti marrim një nga një pyetjet…

Së pari, kam bindjen, nga cfarë dëgjoj nga të gjithë anët, publikisht dhe jo publikisht, se ky argument “magjik do të ishte: Opozita së bashku me Presidentin u rrjeshtuan kundër prishjes së TK sepse donin të minonin Reformën Zgjedhore? Ashtu sic prej 7 vitesh Rama, sa herë arrin një synim tinzar përmes një “veprimi tjetër të maskuar”, ka abuzar me “reformën e drejtësisë” si argument “magjik” për të stigmatizuar opozitën, duke arritur të bindë ndërkombëtarët edhe për shkak të vlerësimeve për gjëndjen në vend, përgjegjësinë e të gjithë faktorëve apo edhe qasjes së tyre për “alternimin e elitave” në Shqipëri…!?

Ngul këmbë se “argumenti hileqar” i Ramës për lidhjen e prishjes së TK me reformën zgjedhore është “vendosur në veshin e disa ndërkombëtarëve” para prishjes së TK dhe është përfocuar pas prishjes së tij! Dhe ky “argument” ka rezonuar me gjykimin dhe qëndrimin e disa nga ndërkombëtarëve, për arsyet e përmendura më sipër!

Pasi Rama vuri re se ky argument “magjik” funksionoi me disa nga ndërkombëtarët, vecanërisht me ata që nuk kishin reaguar sic e prisnin shqiptarët e shumtë në protestë, e vecanërisht ata që u goditën dhunshëm nga policia, ai vetë por edhe disa pinjollë të tij, dolën në media për të mos folur për TK por duke vënë theksin tek angazhimi i tij maksimal te Reforma Zgjedhore, ndërkohë që deri më sot, me mungesë të qartë vullneti për të kryer reformën zgjedhore, ishte deklaruar “kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor” duke provokuar opozitën jashparlamentare për ta larguar atë prej saj por edhe duke mashtruar opozitën në parlament me të kundërtën e asaj që kishte vendosur e daklaruar! Rama ka vepruar edhe këtë herë, sic ka vepruar gjithnjë duke arritur synimin e tij antireformë, duke provokuar radikalizimin e opozitës ose kthimin e saj në një opoizitë fasadë e bashëpunëtore të bindur të saj.

Së dyti, kjo hipotezë mbështetet edhe në faktin se Rama, nuk vonoi të nxirret përmes falangave të tij, por jo vetëm, lajmin se në takimet me ndërkombëtarët i është kërkuar që të aplikojë “sistemin zgedhor danez” në Shqipëri. Ndonëse gjatë të gjithë kohës Rama dhe pinjollë të tij janë shprehur prej disa muajsh kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, Rama me shumë gjasa, në takimet me ndërkombëtarët, ka vënë theksin jo tek refuzimi i tij per sistemin zgjedhor por tek “argument magjik” duke ia lënë topin opozitës… E madje, me shumë gjasa, duke i kërkuar interlokutorit ndërkombëtar, që presionin për reformën zgjedhore ta conin te opozita dhe Presidenti! Gjë që ka filluar të dalë në dritë… madje që sot në mëngjes!

Së treti, opozita nuk ka vepruar në mënyrë adekuate edhe këtë herë. Ajo duket më shumë e kapur në kurthin e ngritur nga Rama. Ndërkohë që shumë vetë pranë Ramës kanë përhapur lajmin apo disa kritikë të fortë të opozitës besojnë opsionin e “bashkëpunimit mes Ramës e Bashës” për të hedhur në erë reformën zgjedhore, përmes shëmbjes së TK?!

Nga e gjitha kjo “lojë tinzare” e Ramës, qoftë për të futur në kurth opozitën qoftë në bashkëveprim me të, Rama godit e diskretiton në fund të fundit fuqimisht opozitën në sytë e publikut. Por mbi të gjitha shkatërron interesin publik, që pret vendimin pozitiv të rradhës nga BE e cila ka vendosur 15 kushte, një prej të cilave është reforma zgjedhore…

Nëse opsioni i bashkëpunimit të fshehtë të opozitës me Ramën s’është i vërtetë, ndonëse përceptimi i shumë aktorëve mediatikë e të rrjeteve sociale për këtë opsion është kthyer gati gati në bindje, dhe unë nuk kam asnjë informacion të besueshëm për ta konfirmuar por as argumenta të fortë për ti bindur besimtarët e saj për të kundërtën, mendoj se opozita e ka një mundësi daljen nga kurthi ku e ka futur Rama! Sepsem nëse opozita do të veprojë si deri më sot:

Rama mund të rezultojë apo më saktë të duket në sytë e shqiptarëve e të ndërkombëtarëve, i suksesshëm me perdorimin tinzar të argumentit të tij “magjik” dhe si shkatërrimtar I TK por edhe si mbrojtes i reformës zgjedhore. Madje, fillimisht duke mos e kritikuar opozitën për të forcuar te shqiptarët perceptimin e bashkëpunimit me opozitën, por shumë shpejt do të hidhet edhe në sulmet e tij monstruoze ndaj opozitës e Presidentit;
Ndërkombëtarët do të vazhdojnë të perceptohen minimalisht të heshtur nga shqiptarët për gjithcka po ndodh në vënd, pra indirekt ato do të perceptohen në mbështetje gjithnjë e më të qartë ndaj Ramës, dhe
opozita do të rezultonte në pamjen publike, edhe në sajë të veprimit të medias së kontrolluar nga Rama, më e dobësuar e madje për shumë vetë që bësojnë opsionin e bashkëpunimit “PS-PD” edhe shumë më e diskretuar!

Etiketat e lidhura

Ambasadoretkastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 18 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 18 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 19 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.