Përurohet godina e BSH-së, Rama: Nuk është luks i tepërt
Banka e Shqipërisë tashmë ka godinën e saj të rikonstrukturuar. Dy ndërtesa, ajo ekzistuese dhe një ndërtesë moderne, ku përfshihet edhe muzeu i BSH. Njëra që përfaqëson të hershmen dhe tjetra demokratiken. Ky është imazhi i ri i institucionit më të lartë financiar në vend, vendosur në qendër të kryeqytetit. Banka e Shqipërisë tashmë ka dy godina, ekzistuesen dhe të renë.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, kryeministri Edi Rama dhe arkitektët e projektit të BSH.
“Ky investim nuk është luks i tepërt por është investim në kohën e duhur për t’i dhënë institucionit atë që i takon qoftë në pikëpmjën si fasadë, qoftë për atë që i takon njerëzve që punojnë këtu për të pasur një rezultat në punën e tyre. Nuk është e lehtë të ndërhyhet për të bëtrë transforimi si kjo”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

