Përurohet në kryeqytet shkolla e re “Kiço Blushi”

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit përurojmë dy shkolla të reja: “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi”, me klasa moderne dhe terrene sportive, që mund të përdoren pas mësimit edhe nga komuniteti i zonës.
Krenar që kemi bërë kaq shumë punë për fëmijët, me godina të tilla që do të mbesin këtu për gjeneratën tjetër”- shkruan Erion Veliaj në facebook.
Kiço Blushi ishte njeri i letrave, intelektual i angazhuar për problemet e demokracisë dhe kulturës në Shqipëri.
Ai ishte për shumë vite anëtar i Bordit të gazetës KOHA JONË, së bashku me Dritëro Agollin e disa personalitete shqiptare të kohës.
Emri i tij në shkollen e re në kryeqytet nderon këdo qytetar të Tiranës.

“Zona e ‘Bregut të Lumit’ cilësohej si një realitet jashtë vëmendjes, një zonë e ndërmjetme mes lumit dhe urbanistikës së Tiranës. Çdo gjë përtej Unazës, përtej rrugës ‘5 Maji’, konsiderohej një zonë pa zot, ku ndërtohej kuturu, ku nuk kishte urbanistikë, kanalizime. I kemi harruar këto! E kemi harruar se lumi përmbyste shtëpitë. Tashmë zona e ‘Bregut të Lumit’, me investimet që kemi bërë, duke filluar nga shkolla e parë që ndërtuam, ‘Ardian Klosi’, apo gjithë lagjja e re që po zhvillohet, hapja e aksit të rrugës ‘5 Maji’, po kthehet në një nga zonat më të zhvilluara të Tiranës. Me autostradën që do të kalojë nga ana tjetër e lumit dhe 4 ura, që do e lidhin me zonën e Paskuqanit dhe Kamzës, do e bëjnë këtë zonë portën hyrëse të Tiranës. Do jetë zona ku do ketë më shumë rritje të vlerës së pronës se te 27 njësitë e Tiranës”, tha Veliaj.

Duke folur për emërtimin e dy shkollave të reja, kryebashkiaku tha se Kiço Blushi dhe Sevasti Qiriazi janë dy personalitete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?