Përvjetori i LSI, Kryemadhi: Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka!

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 16-vjetorin e themelimit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që mesazhin për këtë ditë të veçantë ta prezantojë me anë të një video të realizuar nga të rinjtë e kësaj force politike.

“Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim. Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka! I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen!”,- shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mesazhin e saj në Faceook.

Video e publikuar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/3136207989825255

SHKARKO APP