Petrit Vasili bën një lëvizje të papritur! Ja vendimi që ka marrë

Nëse deri dje personat më të ndjekur e më aktivë në rrjetet sociale ishin këngëtarët, balerinët apo blogerët, sot kjo gjë ka ndryshuar. Personat më të ndjekur dhe më të klikuar në rrjetet sociale janë politikanët. Të paktën në Shqipëri…

Listës së politikanëve që kanë një llogari në Facebook i është shtuar edhe një emër tjetër i njohur: Petrit Vasili.

Ministri i Drejtësisë është antarësuar së fundmi në platformën më të madhe sociale në glob, madje, edhe pse për një periudhë shumë të shkurtër kohore (24 orë) ai ka mbledhur mbi 1,000 ndjekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në këtë rrjet social, Vasili i ka qëndruar linjës së forcës së tij partiake, LSI, e cila vë theksin gjithnjë tek forca e gruas dhe potencialet që ato kanë për të bërë ndryshime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotoja e parë e postuar është ajo ku ministri shfaqet bashkë me deputeten e Qarkut të Lezhës në Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhin e me anëtaren e kryesisë dhe anëtaren e këshillit bashkiak,Elona Guri. Ndërsa në përshkrimin e fotos shkruan: “Me Monën dhe Elonën, të gatshëm për çdo betejë”.

Edhe këtë herë ministri ka dashur ta vërë theksin te forca e gruas, të cilën e quan çelësin e suksesit në çdo betejë, duke vërtetuar kështu edhe njëherë që LSI pikën kyçe të saj ka mbështetjen e grave. /Blitz.al/

Faqja e Petrit Vasilit në Facebook:
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/1705301939769631:0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?