Petrit Vasili: Edi Rama i quajti mediat lehaqenë. Stomak të fortë paskan…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kritikuar ashpër mediat që  e transmetojnë Edi Ramën Live nga ERTV, edhe pse Rama vazhdon dhe i poshtëron duke i quajtur, sipas Vaslit, lehaqenë dhe qenefë.

Stomak të fortë!! Sot Edi Rama i quajti mediat lehaqenë!! Dje Edi Rama i quajti mediat qenefë (hale’). Këta vazhdojnë e trasmetojnë Edi Ramën live edhe me siglën ERTV. Si duket presin me qejf persëri poshtërimin e radhës, përsëri live dhe përsëri nga ERTV. Vërtet Stomak të fortë paskan!- shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?