Petrit Vasili: Edi Rama tradhtoi Kosovën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi projektin e minishngenit të Ballkanit, si një tradhti kombëtare të kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se me minishengenin “Edi Rama tregoi qartë qëndrimin më të egër ndaj Kosovës dhe me tradhtarin”.

Vasili deklaroi se qendrori mi i kryeministrit Edi Rama u bë pjesë e një projekti që nuk ka të bëjë me interesat kombëtarë dhe europianë, por me interesat e oligarkëve.

Sipas tij, projekti i minishengenit është dhe kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin dhe Kosovën.  “Minishengeni duke iu kundërvënë dhe SHBA-ve synon për ta lënë mënjanë dhe anashkaluar Kosovën. Edi Rama tregoi qarte qëndrimin më të egër ndaj Kosovës dhe më tradhtarin”,- deklaroi Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?