FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili jep lajmin e mirë për mikun e tij deputet, prej një muaji u dërgua me urgjencë jashtë

Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli u dërgua me urgjencë jashtë vendit për trajtim mjekësor, pas problemeve serioze që pati me shëndetin.

Por pikërisht sot, thuajse 1 muaj nga ngjarja, miku i tij, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, njëkohësisht mjek me profesion jep lajmin e mirë: deputeti e ka kaluar gjendjen e vështirë.

”Lajme shumë të mira për shëndetin e mikut tim, Gjovalin Kadeli. Jam pafund i lumtur për të.”, shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Kadeli ka qenë në një gjendje shumë të rëndë dhe prej thuajse 1 muaji ishte duke luftuar për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ende është në reanimacion, por mendohet që e ka kaluar gjendjen e rëndë pas komës që kaloi dhe mjekët do nisin zgjimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?