Petrit Vasili: Pa vetting nuk ka kryeprokuror
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike ka shpjeguar arsyet se përse opozitës do të kërkojë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurorit.
Ai ka sqaruar se grupi i punës për ndryshimet kushtetuese përbëhet nga Nasip Naço, Oert Bylykbashi, Ylli Manjani dhe Gazmend Bardhi.
Vasili tha se qëndrimi i LSI është për zbatimin e reformës në drejtësi është kthimi i procesit në kushtetutshmëri dhe zgjedhja e një kryeprokurori brenda ligjeve që janë miratuar për rformën.
“I gjithë grupi i LSI mbështet propozimin e grupit të përbashkët të punës për ndryshimet në Kushtetutë. Kthimi i kushtetshmërisë është hap kundër shkatërrimit të reformës në drejtësi nga maxhoranca. Pa veting s’mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm”,- tha Petrit Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

