Petrit Vasili: Pas vendimit të bashkisë për teatrin çdo reagim qytetar është legjitim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar vendimin që Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë sot për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, mbledhja do të zhvillohej ditën e hënë. Ndërkohë vendimi i publikuar nga nënkryetari i LSI-së mban datën e sotme dhe është firmosur nga kreu i Këshillit, Tonin Gogu.

Vasili shprehet se ky vendim është vula e turpit për këshilltarët që do votojnë “pro”, ndërsa shton se pas këtij akti çdo reagim i qytetarëve është legjitim.

“Ja VENDIMI kriminal për prishjen e Teatrit, që Këshilli i Bashkiak me dorën e këshilltarëve armiq do të miratojë!! Shiheni vendimin që do të jetë vula e turpit për secilin nga këshilltarët rilindas, të cilët do të vetdeklarohen armiq të Tiranës pasi do të votojnë prishjen e Teatrit.

Ky vendim është thika që duan ti futin çdo qytetari të këtij vendi, ndaj çdo reagim është plotësisht legjitim. Të gjithë në këmbë të mbrojmë teatrin”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

SHKARKO APP