Petrit Vasili: Rama ka përmbushur 16 kushte që mund të na anëtarësojnë në çdo sekt antikombëtar, por jo në Europë
Nga Petrit Vasili
Rama ka të “drejtë”, ai ka përmbushur 16 kushte antieuropiane!
Rama po akuzon europianët se po përçajnë Ballkanin.
Dhe Rama ka të “drejtë” që është tërbuar me europianët, që i kerkojnë të plotësojë 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sepse ai ka plotësuar shumë kushte, bile si numër edhe më shumë plot 16.
Rama “plotësoi” realisht 16 kushte:
1. Realizoi masakrën zgjedhore më të madhe të gjithë pluralizmit.
2. Ktheu Shqipërinë në lavatriçe të pastrimit të parave të pista dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë për pastrimin e parave.
3. Ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe përmbyti vendin me drogë.
4. E ktheu Shqipërinë sipas DASH-it në bazë të krimit të organizuar për Europën, Amerikën, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.
5. Shkatërroi ekonominë e vendit me Koncesione e PPP kriminale.
6. Arriti një nivel korrupsioni ku cm i rrugës është më i shtrenjtë se cm i floririt dhe ku korrupsioni i tij falsifikoi dokumentet deri ne Shtetin e Delauer në SHBA.
7. Shkretoi vendin për investime dhe i hapi rrugën vetëm parave të kriminelëve e trafikantëve.
8. Përzuri 600 mijë shqiptare dhe azilkërkuesit nga Shqipëria janë aq sa nga vendet që përgjaken në luftra civile.
9. Fshehu mijëra vdekje nga pandemia me një qëndrim të vërtetë genocidist.
10. Mbushi parlamentin dhe pushtetin lokal me kriminelë, trafikantë e vagabondë gjithëfarësh.
11. Realizoi votime moniste dhe parlament monist, që nuk kanë guxuar t’i bëjnë as regjimet më autoritare në Azi, Afrikë e gjetkëe.
12. Kapi dhe shkatërroi reformën në drejtësi duke e bërë drejtësinë institucion, që i ve kapakun skandaleve të tij. Në një drejtësi ku dhjetëra mijë qytetare nuk marrin dot sepse sistemi gjyqësor është kapur, është i sakatuar, i gjymtuar dhe jo funksional.
13. Realizoi përdorimin më kriminal të pasojave të tërmetit dhe pandeminë, duke shantazhuar qytetarët e duke shpërdoruar në mënyrë banditeske financat publike për të blerë vota.
14. Realizoi shantazhimin, kërcënimin dhe blerjen më të madhe të medias duke e shndërruar ate në një zorrë qorre dhe megafon mashtrues të propagandës së tij dhe të interesave të krimit dhe trafiqeve.
15. Bllokoi qëllimisht integrimin europian për ta përdorur si alibi për orientimin Antiperëndimor, Antieuropian, Antieuroantlantik drejt faktorëve të tjerë të dyshimtë ndërkombëtarë në kundërshtim dhe kundër interesave të të gjithë shqiptarëve dhe në funksion të interesave të pista te tij dhe atyre që e rrethojnë dhe e përdorin atë.
16. U vu në krye të të gjithë aksioneve antikombëtare dhe antishqiptare që nga shitja e kufijve të Kosovës e deri te shitja e detit dhe interesave publike të Shqipërisë.
Pra nga 15 kushte që ka vënë më shumë të drejtë Europa, Edi Rama ka “realizuar” edhe një më shumë, 16.
Rama ka realizuar plot 16 kushte që mund te na anëtarësojnë në çdo sekt antikombëtar dhe të errët, por jo në Europë.
Ndaj Rama ka të drejtë që është egërsuar dhe eksituar.
Ai ka “realizuar” me sukses 16 kushte antieuropiane dhe të zeza sa më s’ka.
Kushdo që thotë se Rama ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, me siguri ka parasysh pikërisht këto 16 kushte, se nga ato 15 të tjerat e Europës nuk ka realizuar as edhe një të vetëm!!
KOHA JONË SONDAZH

