Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili: Rama njësh me Ndranghetan, kundër DASH, Antimafias, Europës!

Politikë E enjte, 28 Janar 2021 15:10
Petrit Vasili: Rama njësh me Ndranghetan, kundër DASH, Antimafias, Europës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama është  bërë njësh me Ndranghetan, duke u rreshtuar kundër DASH, Antimafias dhe Europës!

Deklarata e Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Transparency International, ka evidentuar qartë situatën e qeverisjes në Shqipëri e ka nënvizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që kjo qeveri e korruptuar deri në palcë, grabitqare dhe hajdute, nuk ka kursyer me tenderat e saj as paratë në kohën e Covidit, në kohën më të madhe të fatkeqësisë së shqiptarëve. Qeveria e ka parë Covidin si një mundësi të mrekullueshme në thonjëza, për të grabitur e për t’u pasuruar. Sigurisht që kjo është fare evidente, pasi paratë që duhet të shkonin për të ndihmuar biznesin, për të mbështetur mijëra e mijëra të sëmurë për t’u kuruar në shtëpi e për të ofruar ndihmën financiare për të blerë barnat e domosdoshme, nuk u ofruan kurrë.
Ky është shqetësim madhor i Transparency International, i shoqëruar edhe me shqetësime të tjera si dhunimin e lirisë së shprehjes së qytetarëve, për t’ua pamundësuar atyre që të denoncojnë historitë e shumta të korrupsionit. Këta tendera që Transparency International vë në dukje, që u grabitën në kohën e pandemisë, shqiptarët nuk kanë harruar që të ashtuquajturit tendera sekretë, të cilët merreshin me dhjetëra e dhjetëra nga ata klientë të pushtetit, klientë të cilët përmenden qartë edhe në përgjimet e antimafias italiane. Përfundimisht është e qartë që gjithçka është në funksion të klientëve të qeverisë dhe të pastrimit të parasë. Pra paraja e pisët, paraja e krimit, e drogës, e të gjithë llojeve të trafiqeve, që nuk mund të pastrohet gjëkundi, pastrohet në Shqipëri për të rrënuar ekonominë shqiptare e për të varfëruar shqiptarët.
Si është shndërruar Shqipëria në një lavatriçe dhe cila ka qenë strategjia e Edi Ramës? Ka pasur vetëm një strategji të tij kundër çdo kërkese, qoftë Departamentit Amerikan të Shtetit, qoftë të Bashkimit Europian e të Parlamentit Europian, apo konstatimeve të antimafias, vetëm e vetëm për t’i lënë fushë të lirë pastrimit të parave dhe mafiozëve. Është fare e qartë, pasi që 2 vjet më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit thoshte shumë qatë dhe prerë: “Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave, për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve tepër të dobëta ligjore dhe qeveritare.” Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte: Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave si rezultat konkludonte, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.”
Faktet janë shumë të qarta. Fakte të tjera më të qarta akoma për ta konfirmuar këtë është sesi boomi i ndërtimeve, pra miliarda euro ndërtime nuk sjellin rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ku shkojnë paratë? Ku zhduken paratë, çuditërisht megjithëse ka një boom ndërtimesh, 1.2 miliardë euro në 3 -4 vitet e fundit të injektuara në këto ndërtime dhe kemi një ulje me 18% të mbledhës së TVSH, pikërisht nga këto aktivitete të mëdha. Pra aktivitete të mëdha me qindra milion euro qe nuk sjellin të ardhura në buxhet. Sepse pastrimi i parave në mënyrë masive, kjo mega lavatriçe në mënyrë të veçantë siç është shndërruar Tirana, provojnë qartë në mënyrë kokëfortë që ky është një mekanizëm i vetëm i cili është në duart e Edi Ramës, i cili pasi nuk realizoi amnistinë fiskale, që t’ju jepte mundësi këtyre parave të pista, zgjodhi këtë lavatriçe gjigante, duke iu kundërvënë, DASH-it, Parlamentit Europian dhe antimafias italiane.
Pra kemi këmbëkryq mafien në qeveri dhe duart e mafies funksionojnë nëpër duart e qeverisë për të marrë jo vetëm 20% e miliardave që fusin në lojë por për t’ua bërë më të mjeruar gjithmonë e më shumë jetën shqiptarëve. Kjo strategji tashmë është e hapur i vetmi institucion i cili çuditërisht ne prej ditësh po i bëjmë thirrje nga kjo foltore është SPAK, i cili duhet të lëvizë në mënyrë të rrufeshme pasi faktet ulërasin, janë tepër të rënda.
Gjeografia politike lëviz nga Washingtoni në Bruksel e në Romë, vetëm SPAK në Tiranë që i ka faktet qindra metra larg derës së zyrave të vetë akoma nuk i sheh. SPAK është në provën e ekzistencës së tij, provën e qëndrueshmërisë së tij, provën e pavarësisë së tij. Ose fiton luftën me mafien, me pastrimin e parave, me shkatërruesit e pronës publike dhe rrëmbyesit e tyre në duart e Malavitës ose nuk ka pse ekziston. Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë, institucione drejtësie që ia bëjnë autostradë veprimtarinë krimit, por paguajnë institucione të cilat i hedhin prangat në duar krimit dhe qeveritarëve të lidhur me krimin.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Etiketat e lidhura

edi ramaPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 8 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 44 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 45 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.