Petrit Vasili: “Rruaj ç’të rruajmë”, targa e Ramës dhe Rilindjes!

Nga Petrit Vasili

RR- Ç- RR, (rruaj ç’të rruajmë), targa e Ramës dhe Rilindjes!
Rruaj ç’të rruajme çdo minute kjo është targa e Ramës dhe rilindjes, pra rruaj ç’të dalë nga qindra milionë deri te leku më i fundit.
RR Ç RR, kur rrëmbëjnë 430 milionë euro me inceneratorët e plehrave.
RR Ç RR, kur i vërviten Kalasë së Tepelenës dhe hedhin 4 milionë euro se Ali Pasha e ndërtoi keq.
RR Ç RR, kur japin tendera sekrete me dhjetëfishin e çmimit dhe me 99.99% te çmimit.
RR Ç RR, kur kilometrin e rrugës e bëjnë dhjetë herë më shtrenjtë se Europa dhe Amerika.
RR Ç RR, kur vjedhin qindra milionë euro me energjinë elektrike.
RR Ç RR, kur harxhojnë miliona me satelitë!
RR Ç RR, kur paguajnë qindra milionë euro për anijet nga Bangladeshi, kur energji elektrike prodhojmë me bollëk në vend, që na del e tepron!
RR Ç RR, kur vidhen qindra milionë me Koncesionë e PPP.
RR Ç RR, kur vjedhin edhe ushqimin në jetimore.
RR Ç RR kur paguajnë një këngë për Edi Ramën 23 milionë lekë.
RR Ç RR kur vjedhin edhe për kolltuqe zyrash e për krevat dopio në zyra.
RR Ç RR kur vjedhin edhe per operacione kozmetike me paratë e shqiptarëve.
E shihni vetëm RR Ç RR janë këta.
#RRÇRR RILINDJA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?