Petrit Vasili: Shtet halabak
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratat e qeverisë shqiptare për ngritjen e kampeve pritëse për emigrantët që vijnë nga Siria.
Ditën e stome, Ministria e Brendshme përgënjeshtroi një deklaratë të zëvendësministrit të Brendshëm dhënë për median gjermane, ku thuhej se Shqipëria ka kapacitete për të pritur 600 mijë refugjatë.
Vasili shprehet se qeveria po sillet si një përfaqësuese e një shteti halabak që bënë përkthim nga shqipja në shqip.
“Shtet halabak. Ministria e Brendeshme perkthen zv.ministrin e saj nga shqipja ne shqip. Shtet me halabak nga ky s’mund te gjendet ne faqe te dheut. Ministria e Brendeshme perkthen zv.ministrin nga shqipja ne shqip. Tani sa here te shohim ne TV deklarata te ketyre te qeverise dhe kryeministrit duhet qe me titra poshte te na japin dhe perkthimin nga shqipja ne shqip.
Pse nuk e qepin gojën xhanëm. Sa me shume genjejne aq me shume vertetojne poshtersirat e tyre ne kurriz te popullit dhe te Shqipërisë”,- shprehet Vasili.