Pezullimi i Vetingut/Reagon SHBA dhe BE
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ligjin e vetingut.
Në një deklaratë për mediat, SHBA dhe BE theksojnë se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa kërkojnë që ligji ti referohet sa më shpejt Komisionit të Venecias.
Deklarata e plotë:
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias.
Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit.
KOHA JONË SONDAZH

