FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pikat e draftit të negociatorëve

Në media kanë dalë detajet e parë mbi atë se çfarë përmban drafti i negociatave që u është propozuar partive politike nga negociatorët e BE David McAllister  dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Mësohet se janë tre pika kryesore:

-Kreu i KQZ ti jepet opozitës

Swiss Digital Desktop Reklama

-Dënime të ashpra për personat që blejnë votën. (Ndryshim i Kodit Penal)

Swiss Digital Mobile Reklama

-Ndryshime në polici

Ndërkohë PD-ja duket se nuk tërhiqet nga pika kryesore e protestave të saj, krijimin e një qeverie teknike.

 Ndërkohë veç tre pikave të ndërkombëtaëve, Kryeministri Edi Rama ka pranuar të bëjë dhe disa lëshime të tjera.

-Largimin e disa ministrave dhe zëvendësimin e tyre me ministra teknik.

-Shtyrjen e datës së zgjedhje, duke caktuar si opsion më të mundshëm 16 korrikun.

Pas takimit në Pallatin e Kongreseve Basha tha se bisedimet vazhdojnë, duke u shprehur se pjesë e këtyre takimeve nuk kanë qenë teknicienët, për teknikalitet e propozuara për zgjedhjet. Sakaq, nga Partia Demokratike theksojnë se opozita është e vendosur në kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?