Pikë e përbashkët doganore me Greqinë dhe marrëveshja e ekstradimit me Spanjën, Presidenti Meta dekreton dy ligjet e qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje dy ligje të kaluara nga maxhoranca. Presidenca bën me dije se është dekretuar marrëveshja për ngritjen e një pike të përbashkët doganore me Greqinë e po ashtu edhe marrëveshjen e ekstradimit me Spanjën, lidhur me dorëzimin reciprok të burgosurve të të dy vendeve.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje, këto ligje:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Ligjin nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dy autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda.

– Ligjin nr. 17/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.

Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.
Gjithashtu, është për t`u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?