Pitella: 2019, Shqipëria shanse reale për anëtarësimin në BE
Shqipëria ka shanse reale për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2016 dhe anëtarësim në 2019-ën, por duhet ende shumë punë.
Kjo ishte deklarata e dhënë nga eurodeputeti Gianni Pitella, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Ku sipas tij, anëtarësimi duhet të fitohet, pasi askush nuk mund ta dhurojë.
“Ky komb është pasqyra e Europës. E ardhmja e Shqipërisë ëshë Unioni Europian. Askush nuk ju ka dhuruar asgjë, çdo gjë e keni arritur me forcat tuaja dhe me vendosmërinë tuaj, dhe po ju them edhe diçka të fundit, askush nuk do t’ju dhurojë asgjë, duhet të fitoni dhe fitorja e radhës është hyrja në BE dhe kjo fitore mund ta arrihet me punën që po bën parlamenti e qeveria, një luftë kundër korrupsionit, një reformë inteligjente e administratës publike, reforma në drejtësi, rritjen ekonomike. Duhet të jemi të vendosur dhe mos ndaloni kundër asgjëje. Ne impenjohemi që ta hapim negociatat në 2016-ën. Nëse vazhdohet kështu, nga 2019-ta Shqipëria mund të jetë anëtare në BE”, – tha Pitella.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë një aktiviteti në Bashkinë e Tiranës, ku u nderua nga Këshilli duke i akorduar “Çelsin e Qytetit”.
KOHA JONË SONDAZH

