Pitella: Demokracia në Shqipëri po funksionon. Brok të vetëpërmbahet

Presidentit te Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Gianni Pitella ka reaguar sot ndaj deklaratave të eurodeputetit dhe kreut të komisionit të punëve të jashtme në PE, Elmar Brok. Brok tha dy ditë më parë se Meta duhet të jap dorëheqjen.

“Do te këshilloja me kete rast përmbajtje dhe kujdes zotit Elmar Brok. Deklarata te tilla qartësisht te pabazuara dhe jashte realitetit, kane efektin e vetem te goditjes me pa te drejte te aspiratave te popullit shqiptar. Shqiperia eshte nje demokraci e pjekur dhe meriton respekt. Rezultati i ceshtjes Doshi e demonstron”,- shprehet Pitella.

Pitella shprehet se demokracia në Shqipëri po funksion dhe  deklarata. “Demokracia ne Shqipëri është solide dhe plotësisht e respektueshme ashtu si dhe pavarësia e pushtetit gjyqësor. Jo rastësisht, por fale përpjekjeve dhe punes se Qeverise shqiptare, Tirana po i afrohet me shpejtësi dhe me te drejte te plote takimit me Evropën e Bashkuar”,- thuhet në reagim,

SHKARKO APP