Pitella nis vizitën në Tiranë, takon të parin kryeparlamentarin Meta

 

Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, ka nisur sot vizitën disa-ditore në Tiranë, pikërisht me një takim të tij me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Kujtojmë sakaq se pas takimeve në Tiranë, Pittella do të vijojë turin edhe në Maqedoni dhe Serbi, së bashku me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vizitë lidhet me ecurinë e reformave të cilat do të çojnë vendin drejt hapjes së negociatave për në Bashkimin Evropian me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara për anëtarësimin në Union.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “La Gazzeta del mezzogiorno”, Gianni Pittella është shprehur se “ndjehet mjaft i nderuar dhe i kënaqur që në Tiranë do të vlerësohet “Qytetar Nderi” duke marrë çelësat e këtij qyteti për impenjimin e tij politik në favor të Shqipërisë.”

Europarlamentari italian shumë herë është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE.

“Populli shqiptar, shprehet ai, më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progesit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e Bashkimit Europia për ta pranuar.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?