Pjerin Ndreu: Komisioni i Sigurisë jetik për vendin, e pavend të fyejmë
Anëtari i majtë në Komisionin e Sigurisë, Pjerin Ndreu ka bërë moral mbi gjuhën që është përdorur nga e djathta në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, Komisioni ku ai bën pjesë është ‘dhunuar’ me gjuhën që kanë përdorur kolegë të djathtë, ndërsa shton se duhet më shumë seriozitet në debate.
“Jam i zhgënjyer në nivelin ku ka rënë gjuha që përdoret mbi luftën kundër kriminalitetit, për mënyrën sesi flitet për luftën kundër kriminalitetit.
Nuk mund të flasësh për kriminalitetin, në këtë 6-mujor, u vranë kaq apo aq më pak apo më shumë, nëse do të bësh teatër e të anatemosh ministrin, kjo nuk është e drejtë.
Jam kaq dhe unë nuk e fyej dot dikë me term të paqenë, pse bëhet kjo në komisionin e Sigurisë, pse abuzohet me këtë gjë?
Secili prej deputetëve të Komisionit të Sigurisë duhet t’i thërrasë mendjes, të jetë më i përgjegjshëm, se flasim për Sigurinë Kombëtare, flasim për jetën pasurinë, për gjithçka.
Në këtë vend dhe është e pavend të fyejmë. Janë temat më të rëndësishme në vend që diskutohen në këtë vend”- tha deputeti socialist.
KOHA JONË SONDAZH

