Pjerin Ndreu në krah të Tahirit: Lufta antidrogë s’është vetëm çështje policësh

E ndërsa Lefter Koka bëri dje akuza ndaj policisë, në dështimin e saj në betejën kundër kanabisit deklaratat e tij nuk janë mirëpritur edhe nga deputeti socialist, Pjerin Ndreu.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Ndreu thekson se kanabisi është një problem që ekziston dhe që nuk është mohuar asnjëherë nga qeveria “Rama”.

Por sipas tij, lufta antidrogë nuk është vetëm punë policësh, por edhe mospjesmarrje të politikanëve në lidhje e ambiente të kriminalizuara me drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Cannabis është një problem që në fakt ekziston dhe nuk është mohuar asnjëherë. Por tashmë është shndërruar në alibi në gojët e atyre që ishin miop dhe shurdhmemecë në 2012-2013 gjatë superlulëzimit të fenomenit e nuk shihnin asgjë. Bile as Lazaratin nuk e panë dhe nuk e përmendën asnjëherë! Lufta antidrogë nuk është vetëm punë policësh mëqe ra fjala, por edhe mospjesmarrje të politikanëve në lidhje e ambiente të kriminalizuara me drogë!”- thekson deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?