Pjerin Ndreu: Që kur i kapa 13 kg drogë dikujt nuk po gjej gjetësi

Pjerin Ndreu ka reaguar sërish, pas heqjes së emrit të tij nga grupi i Miqësisë Shqipëri-SHBA.

Ai thotë se që kur ka ndaluar 13 kg drogë në vitin 2013, nuk ka gjetur qetësi.

“Nese dikush verteton nje rast te implikimit tim ne nje rrjet kriminal apo ngjarje kriminale une dal publikisht perjete nga politika !

-Nese gjen dikush nje tregetar apo qytetar qe te kete ndare qofte njehere nje lek me mua ne vendet ku kam punuar une ne policine e shtetit, apo te kete bere nje kompromis kriminal une e bej zgjidhjen menjehere !

-E bej kete prononcim se dikur ne nentor te 2003 ne nje operacion policore te drejtuar nga une, u sekuestruan 17 kg droge ne nje autobuz ne Vore qe i perkiste dikujt me pozite te larte.

Qe atehere nuk kam pase qetesi se ai grup kriminal s’ka lene gje pa bere e pa shpifur ndaj meje!

-Por e bej edhe se disa komentues ditkan shume per mua se qenkam i pasur, se paskam vjedhur, se paskam vrare etj..! E sfidoj cilindo idivid apo institucion shteteror qe te gjeje prova dhe une e di pozicionin se cduhet te bej. Ne jeten time nuk di te kete rekorde kriminale dhe nuk ka per te pasur kurre!

Nuk me komplekson askush me keto histori qe gatuhen ne disa guzhina te felliqura”, shprehet deputeti socialist.

SHKARKO APP