“Pjetër Budi” rindërtohet nga e para, shkolla transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse

Një tjetër shkollë e re po merr formë në Tiranë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Anuela Ristani ka ndarë në rrjetet sociale zhvillimet e fundit nga kantieri i ndërtimit të shkollës “Pjetër Budi”, e cila po ndërtohet nga themelet si një institucion arsimor modern dhe i përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
“Shkolla “Pjetër Budi” po transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse! Shkolla do të ketë sallë multifunksionale, sallë dedikuar për fëmijët me aftësi ndryshe, palestër e re, ashensor,  ambiente ndihmëse për një mjedis sa më funksional. Të gjithë fëmijët meritojnë një shkollë që i mbështet dhe frymëzon çdo ditë” shkruan kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal.
Ndërtimi nga e para i kësaj shkolle është pjesë e një plani më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës arsimore në kryeqytet.

 

View this post on Instagram

 

Swiss Digital Desktop Reklama

A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?