Plani i rimëkëmbjes, Tabaku: Rama vijon mashtrimet, askush nuk pret më asgjë prej tij
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku publikoi në rrjetin social “Facebook” një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, duke thënë se ai vijon kolonën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.
Sipas ish-deputetes, është e frikshme se si kryeministri shpik një program të tillë vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.
Tabaku thotë se askush nuk pret më asgjë nga Rama.
”Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës. Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku në Facebook.
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3533819773372629