Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Plas lufta në PS, Rilindja merr përfundimisht selinë. Rama fillon përjashtimet për deputet

Plas lufta në PS, Rilindja merr përfundimisht selinë. Rama fillon përjashtimet për deputet

Editorial
E shtunë, 6 Mars 2021 08:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Deputeti Besnik Bare, i detyruar, tha dje se “po largohem se do futen të rinjtë”, por fill pas tij kryeministri prezantoi një stërgjyshe dhe një gjyshe.

-Edi Rama nis spastrimet me dorë të hekurt brenda PS, pak ditë para zgjedhjeve. Pas detyrimit për t’u dorëhequr të profesores së drejtësisë, Vasilika Hysit largohet nga fushata me urdhër edhe profesori Besnik Baraj. Në Vlorë kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Dritan Leli. Në listë janë për tu palosur edhe disa deputetë të PS që nuk janë akuzuar për korrupsion. Kryeministri po bën listën për në opozitë që të jenë kokëulur dhe të mos e kundërshtojnë. Nuk dihet fati i Fatmir Xhafës, kurse Ditmir Bushati do jetë në një listë nga fundi.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, brenda Rilindjes kanë nisur spastrimet, lufta e bërrylave mes grupimeve të pushtetit dhe “prerjet e kokave”. Në mënyrë mjeshtërore, Edi Rama ka nisur propagandën me afrimet e disa personazheve si mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozdo.  Por krahas këtij operacioni mediatik, në PS ka nisur fushata e largimeve në masë të njerëzve që Edi Rama nuk do t’i ketë më në parti dhe nëpër këmbë për pazaret e tij. Largim i parë që befasoi dhe gjithë socialistët ishte ai i profesores së drejtësisë, Vasilika Hysi. Përjashtimi i saj nga PS u bë në një formë që ka ngjallur dhe irritim brenda radhëve të PS. Pavarësisht se Hysi tha se ka dhënë dorëheqjen, shumë në PS besojnë se ajo u përjashtua nga Edi Rama e nuk i dha as mundësi që ta njoftonte ajo vetë largimin nga PS. Largimi i Hysit është një nga ato veprime që nuk shpjegohet dot në PS, për faktin se juristja e njohur e ardhur nga shoqëria civile ishte dhe një nga hartueset e reformës në drejtësi. Derisa Edi Rama thotë se reforma në drejtësi është një sukses i PS, si ka mundësi që largon nga politika një prej hartuesve të saj dhe njohësve më të mirë të ligjeve në PS? Pas largimit të Vasilika Hysit dje u njoftua një tjetër dorëheqje. Besnik Baraj deklaroi se ka vendosur që edhe ai tu hapë rrugën të rinjve në PS, ndërkohë që Rama futi një stërgjyshe dhe një gjyshe. Në një status të gjatë në Facebook, Baraj thoshte se i uronte PS suksese në zgjedhje, por mes rreshtave lexohej zhgënjimi dhe mesa duket edhe largimi i ti është si ajo e Vasilika Hysit, përjashtim me “dorëheqje”. Lufta më e madhe mes grupimeve afër Edi Ramës në PS po bëhet në Tiranë, ku është dhe lista më e madhe e deputetëve. Kandidimi i Ditmir Bushatit është ende në pikëpyetje për shkak të kritikave që ka bërë ndaj Edi Ramës. Ndërkohë që grupi afër Ramës në PS ka vendosur në shënjestër dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj. Ajo që ka shkaktuar panik në PS është fakti se emrat që po largohen janë ata më pak të përfolur për afera dhe që nuk kanë akuza direkte për korrupsion. Ndërsa në Tiranë deputetët e PS po “dorëhiqen” një nga një, në Vlorë kanë nisur sherret mes deputetëve të Edi Ramës dhe të zgjedhurve vendorë. Kryebashkiaku Ditan Leli është vënë para presionit nëse do të largohet nga drejtimi i bashkisë përfundimisht apo do të kandidojë si deputet në 25 prill. Në vend të tij është programuar që të jetë kryebashkiak ish-drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, i cili ka përvojë në projektet e rrugëve si ai i Unazës së Re, ku një kilometër kushtoi 20 milionë euro.  Ndërkohë në Berat listat e kandidatëve të PS, pas entuziazmit të blerjeve të dy ish-deputetëve të LSI është totalisht e përçarë. Edi Ramës i duhet të përjashtojë ose të detyrojë të dorëhiqen dy deputetë dhe ish-ministrat të tij në këtë qark, për tu hapur vendin në krye të listave emrave që erdhën nga LSI. Rezulton se nga shtim në elektorat që prishte PS, afrimi i ish-deputetëve të LSI ka krijuar më shumë përçarje brenda radhëve të PS, të cilët ndjehen të përjashtuara nga vendimmarrja dhe nga kandidimet. Deri në mbrëmjen e 8 marsit kur do të dorëzohen listat, pritet që të ketë dhe shumë deputetë dhe ish-ministra që do të njoftojnë dorëheqjet e detyruara nga PS.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama po përgatit listën deputetësh për në opozitë që të mos e kundërshtojnë apo të kërkojnë me vonë largimin e Ramës si kryetar i PS.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.