FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Po hetohem si gazetar jo si deputet”, Berisha për Pezën: Ia paskan bërë të vetët!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Alfred Peza i cili është vënë nën hetim nga Prokuroria.

Duke iu referuar deklaratës së tij se po hetohet për pasurinë e vënë si gazetar, Berisha thotë se ia kanë bërë të vetët dhe se kjo është banditokraci edviniane.

“Një deklarate nga fronti Banditokracise! Deputeti Peza thote se “po hetohem si gazetar dhe jo si politikan”, pra:
– Si politikan jam i pastër!!
– Si gazetar…..
Edhe këtij ia paskan bere të vetët!
Kjo është banditokraci jo orwalliane por edviniane!”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha-peza

Swiss Digital Mobile Reklama

Peza tha sot se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimet e saj dhe se pasuria 1 miliard lekë është vënë gjatë kohës që ai ka qenë gazetar jo deputet.

Ai tha se ai nuk ka fituar asnjë lekë nga fondet publike dhe ‘ndaj asnjë aludim korruptiv nuk mund të qëndrojë mbi paratë e mbledhura në vite nga puna ime si gazetar që janë kanalizuar në banka nga unë dhe bashkëshortja ime’.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?