Po pastronte çiften, xhaxhai vret nipin 10-vjeçar

Një krim i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Shkodër, ku xhaxhai ka vrarë aksidentalisht nipin 10-vjeçar. Mësohet se Vlash Jakaj po pastronte çiften, por që i mori jetën të miturit.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP