Po preku i vetëm Kushtetutën, me TOP do qëllohet Asambleja tradhtare!

Nga Herion Mesi, zv/kryeredaktor i KOHA JONE.

Dje opozita reale i ka dhënë një goditje vdekjeprurëse lojës me listat e hapura të kryeministrit Rama, pasi ai ka hallin e heqjes së koalicionëve parazgjedhore. Pra nuk ka hallin e listave gjoja të hapura, ku prapë 1/3 e tyre do të jetë vendosur të parët në listat e PS-së dhe pjesa tjetër nga mesi dhe fundi, kur dihet se kurrë nuk fitohet krejt lista apo gjysma e saj.

Megjithatë dje Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në emër të opozitës së bashkuar, e kanë sfiduar Edi Ramën dhe murrizat e parlamentit. Kanë kërkuar që të mos preket Kushtetuta, por nëse Rama, siç thotë se ka hallin te listave të hapura, atëhere PD, LSI dhe krejt partitë opozitare kërkojnë të hapen listat me 100 përqind të emrave që të votohen nga populli.

Por kanë një kusht që neni për Koalicionet në Kushtetutë të mos preket. Ndryshe vertetohet loja e Edi Ramës se nuk ka hallin e listave të hapura, por të heqë nga kushtetuta lejimin e koalicionëve parazgjedhore.

Nëse Edi Rama, pas këtij propozimi opozitar, guxon dhe prekë Kushtetutën me 30 korrik me Myslim Murrizin e Rudina Hajdarin, etj që të prekin koalicionet, atëhere duhet ta mendojnë mirë se duhen të futen 30 metra thellë nëntokë që ti shpëtojnë zemërimit popullor.

Propozimi i Bashës dhe Kryemadhit që krejt emrat për deputetë të votohen nga populli, e ka shkatërruar Rilindjen në planet e zeza të tij për të prekur Kushtetutën për interesat e Surrelit.

Mënjëherë ka reaguar kryeministri Rama, ku thotë se “Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.
Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”.

Pra me këtë përgjigje tregon se Rama nuk heq dorë nga aventura e tij për ti prishur Koalicionet parazgjedhore dhe nuk paska patur hallin e listave të hapura.

Tani pritet reagimi popullor që nëse Edi Rama vepron sipas planit të tij ogurzi, do ketë përplasje civile. Do ti ndodhë si te Njeriu me Top, ku populli i përgjigjet Asamblesë tradhtare, ME TOP!

Dhe kështu do ti përgjigjet pas 30 korrikut!

 

 

SHKARKO APP