Po punohet për molon te Ura e Bunës në Shkodër

Benet Beci sot ka inspektuar punimet te Ura e Bunës. Me pas Beci shkruan në facebook: “Sot inspektova nga afër punimet që po kryhen pranë molos në hyrjen e qytetit, pranë Urës së Bunës. Qëllimi është të rikthejmë lundrimin në lumin Bunë dhe gjithashtu të zhvillojmë turizmin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

U njoha me ecurinë e projektit, por edhe me pengesat që janë krijuar për shkak të nivelit të lartë të ujit në lum, çka ka sjellë edhe shtyrjen e përfundimit të projektit deri në fund të muajit qershor.

Për fat të mirë, pavarësisht pengesave, puna do të vazhdojë me ritme të shpejta.

Jemi të vendosur për të përfunduar këtë investim me sukses!”.

SHKARKO APP