Podesta, demokratëve: Shkoni në shpi. Po presim votat e fundit

John Podesta, udhëheqësi i kampanjës së Hillary Clinton ka refuzuar të pranojë se ajo ka humbur zgjedhjet.

Në paraqitjen në shtabin zgjedhor të demokratëve, Podesta ka deklaruar se “asgjë nuk ka mbaruar”.

Në këtë pjesë të mbrëmjes pritej që Clinton potencialisht të dilte dhe të shpallte fitoren, por ajo nuk u shfaq fare para elektoratit, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të saj, u shfaq udhëheqësi i shtabit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Akoma nuk ka mbaruar asgjë. Numërimi po vazhdon dhe jemi optimistë. Tani shkoni flini dhe prisni. Nesër do të vijmë me rezultate”, ka thënë ai. /Gazeta Express.

l_1478672912-24799

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?