Podgoricë/ Malazezët ndalin protestën për të duartrokitur Metën

Me mbërritjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe delegacionit shqiptar që e shoqëronte në selinë e Parlamentit të Malit të Zi në Podgorice, një grup protestuesish malazeze që po protestonin për të drejtat e punëtorëve të fabrikës së aluminit përpara Parlamentit, ndërprenë protestën e tyre dhe shpërthyen në duartrokitje, në shenjë respekti për kryeparlamentarin shqiptar Meta.

Në këtë moment Meta dhe homologu i tij Pajovic që e priste në tapetin e kuq mes oficerëve ushtarakë që bënin nderimin zyrtar shtetëror, kthehen drejt rrugës dhe përshëndesin me dorë protestuesit, të cilët vazhdonin të duartrokisnin e të përshëndesnin me mirësjellje kryetarin e parlamentit shqiptar.

Në fillim protestuesit u kujtuan për shqiptarë të Malit te Zi që kishin dalë për të përshendetur Ilir Metën, por me vonë u sqarua se ata ishin punëtorë malazezë të fabrikës së aluminit që protestonin për kushtet e punës dhe të drejtat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?