Polici Shkëlzen Tafa, një hero dite!

Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vrasje, gjobvënie, politikanë që vjedhin, zyrtare te korruptuar, porositës vrasjesh, etj, pakkush e vë re dhe flet për heronjtë e vërtetë.
Kërkojmë heronj me qiri, aty ku ata nuk gjenden..
Adhurojme liderët politikanë, bëjmë heronj ata që na vjedhin e vrasin përditë, por nuk flasim dhe nuk vëmë re heronjtë e vërtetë, që i kemi para syve.
E denigrojmë figurën e policit, i shajme, i tallim, i shtyjmë, i qëllojmë me gur, por në raste nevoje, kur jeta na rrezikohet, serish tek ata drejtohemi.
Polici i ri Shkelzen Tafa, në pamje të parë duket se bëri thjesht detyrën duke parandaluar një vrasje në Bulevardin “Migjeni”, në Yzberisht.
Por gjesti i tij, profesional, kurajoz dhe i vendosur, dërgoi një mesazh të fortë besimi te qytetaret.
Po të ishte për mua, videon e aksionit të tij do e vendosja në vend të spotit të kryetarëve të partive politike në fushatën zgjedhore, ku ai t’u thoshte bashkëmoshatarëve:
“Mos u largoni! Ky vend ka nevojë për ju”!
Brenda pak ditësh dy heronj, në moshë të re, Deshmori i Atdheut Arjan Sala dhe polici Shkelzen Tafa, me aktet e tyre shpëtuan jetët e bashkëkombasve, duke deshmuar, se ky vend ka heronjtë e vet, se ky vend, ka shpresë.


KOHA JONË SONDAZH

