Policia e Shtetit e angazhuar për krijimit e të gjitha lehtësirave në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Policia e Shtetit ka shprehur përmes veprimyarisë së saj se është e predispozuar për të ofruar lehtësira në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. sepse isç dihet të shumtë janë emigrantët, të cilën vijnë për të bërë pushimet me familjet e tyre në Shqipëri.

Në postimin e Policisë së Shtetit shkruhet se:

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit në sezonin turistik.
Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.
Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.
Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?