Policia franceze përleshet me tifozët anglezë, 36 të arrestuar
Të paktën 36 persona janë arrestuar në qytetin Lille të Francës pas përleshjeve mes policisë franceze dhe tifozëve të kampionatit europian të futbollit Euro 2016.
Policia franceze tha se arrestimet janë kryer në orë e vona të së mërkurës, dhe se 16 të tjerë janë dërguar në spital me plagë të ndryshme si pasojë e konfrontimeve fizike.
Të mërkurën në mbrëmje, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome kundër qindra tifozëve anglezë, të cilët i kishin vënë zjarrin qiellit francez me fishekzjarrë.
UEFA ka kërcënuar se do të skualifikojë Anglinë nga EURO 2016 nesë ndeshja me Wellsin do të shoqërohet me dhunë të ashpër.
Në fakt e gjithë fundjava e shkuar por edhe kjo javë ka qenë e shoqëuar nga dhuna e tifozëve rusë, sllovalë, anglezë dhe francezë.
Marseja ishe qendra e trazirave, teksa autoritet i tremben një situate të ngjashme në qytetin Lille.
Autoritet franceze po përpiqen në maksimum të ndalojnë dhunën në këtë kamionat europian të futbollit.
Por duket se masat e mara, blindimi i qyteteve dhe ndalimi i alkolit në qyteet ku zhvillohen ndeshjet dhe gjithasht në afërsi të fanzonave nuk kanë ndihmuar në këtë situatë.
Në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa tifozëve rusë në Marsejë, ministria e Jashtme e Rusisë thirri dje ambasadorin francez në Moskë për t’i kërkuar llogari në lidhje me këtë çështje.
Zyrtarët e ministrisë theksuan se nëse Parisi zyrtar do të vijojë me veprime të tilla anti-ruse, atëherë marëdhëniet dy palëshe mund të vendosen në rrezik.
KOHA JONË SONDAZH

