FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia vijon gjobat për këmbësorët, apeli i Ballës: Mos neglizhoni vizat e bardha, rrezikoni sigurinë tuaj

Policia Rrugore ka nisur që prej ditëve të para të janarit vendosjen e gjobave edhe ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Masat ndëshkuese janë aplikuar dhe po vijojnë të merren ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve.

Policia Rrugore thekson se veprimet e këmbësorëve nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne, kemi marrë masa ndëshkimore ndaj këtyre veprimeve gjatë muajit të fundit. Kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt! Kujdesi nis nga secili prej nesh! Respektoni vizat e bardha”, apelon Policia Rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihen qytetarët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha.

“Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Policia Rrugore po bën çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt! Kujdesi nis nga secili prej nesh”, apelon ministri Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?