”Politico”: BE lë në ankth Tiranën, fati në dorën e qeverisë

Në qershor pritet që Këshilli i Ministrave, të flasë me votë për çelje ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Për këtë, gazeta ”Politiko”, shkruan se ende këto dy vende nuk e kanë të sigurt nëse do të hapen negociatat.

Duke ju referuar samitit të Sofjes ku u takuan liderët e Ballkanit, ”Politico”, thekson se Tirana dhe Shkupi lihen në ankth, teksa vijohet se për dy vendet për të cilat u çel rekomandimi nga Komisioni Europian, mungoi mbështetja nga liderët kryesorë të BE.

Këshilla ishte se dy vendet duhet të bëjnë më shumë deri në muajin qershor, kur është ballafaqimi i radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sofja nuk ishte një rinovim i premtimeve martesore, pasi ceremonia e madhe nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një deklaratë e dy partnerëve se dëshirojnë ende të martohen, por tashmë njëra palë po bën çmos për t’u martuar”, thuhet në shkrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, fati i Shqipërisë varet nga lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. ”Shqipëria është në presion për të luftuar fort krimin e organizuar dhe emigrantët ilegalë, ndërsa Maqedonia është e varur nga marrëveshja me Greqinë”, thuhet në shkrim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?