Politikani serb: Edi Rama meriton çmimin ”Nobel për Paqe”
Për liderët që kanë finalizuar dhe po vënë në zbatim nismën e ”Open Balkan”, për politikanin nga Serbia, Dragan Markoviç Palma, meritojnë çmimin ”Nobel për Paqe”. Ai thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të nominohen për këtë çmim.
Po ashtu Dragan Markoviç Palma thotë se ku ka ekonomi të lidhur, nuk ka luftë dhe mbi të gjitha marrëveshja siguron paqe mes serbëve dhe shqiptarëve.
“Aty ku ekonomia është e lidhur, nuk ka luftë. Marrëveshja “Ballkani i Hapur” sot siguron kalim falas të njerëzve dhe mallrave, por mbi të gjitha siguron paqe në këtë fushë, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat shqiptarë dhe maqedonas verior Zoran Zaev dhe Edi Rama meritojnë Çmimin Nobel për Paqe”.
Për kritikuesit e ”Open Balkan”, ai thotë se janë ata që nuk duan paqe dhe bashkëpunim. Kurti dhe Izetbegoviç sipas tij, jetojnë ende në shekujt e kaluar.