Pollo: Fabula e Ramës, vetë Xhafaj s’u njeh ndërkombëtarëve rol vendimmarrës

Në kuvend kanë nisur debatet për Reformën në Drejtësi, deputetët kërkojnë miratimin e saj sepse sipas tyre do dështon. Por deputeti demokrat, ish-Ministri Genc Pollo ka preferuar që të shpreh qëndrimin e tij, me anë të një statusi në facebook, ku shkruan se propaganda e Ramës për çështjen e ndërkombëtarëve është thjesht një fabul.

Në propozimin e fundit të SHBA-së, u prezantua e u theksua që vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet të kenë funksion ekzekutiv në vetingun (verifikimin) e kandidatëve për organet e reja të gjyqësorit. Por sipas Pollos PD-ja u konfrontuaka me BE-në dhe ShBA-në për këtë gjë. Ai më tej shton pyetjen se: “Kush e propozon që VN të ketë rol ekzekutiv e vendimmarrës mbetet mister”. Sipas tij, PD-ja ka dalë publikisht hapur kundra dhe e ka shpjeguar pse, dhe BE-ja ka dalë publikisht kundra.

Ish-Ministri bën publik faktin se edhe ShBA nuk e ka propozuar zyrtarisht në takimin e së dielës këtë ide,që sipas tij nuk është mbështetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej deputeti demokrat shton se: “PS nuk thotë se çfarë donë dhe a është pro apo kundra këtij roli. Rama, shumë poshtë nivelit të përgjegjësisë të një kryeministri, bën vetëm propagandë partiake me metafora tingëlluese por pa thelb, për ta paraqitur se PD ka kundër ShBA&BE duke tentuar të nxjerrë dhjamë nga pleshti i politikës së ditës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pollo ka kërkuar që të shihet fotoja e më poshtme, e cila në faqen 92 të broshurës, që është shpërndarë në Kuvend të enjten e shkuar, nënvizohet se edhe Komisioni i Posaçëm me kryetar z. Xhafa nuk i njeh VN një rol vendimmarrës apo ekzekutiv.

13709992_1196700317036419_4899347849901205270_n

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?