Pollo: Ministri gjerman tha broçkulla, ndërroi mendje kur takoi Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, ka komentuar situatën politike dhe qëndrimet e opozitës mbi zhvillimet e fundit.

I pyetur rreth deklaratës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ku ai u shpreh se PD ka frikë nga Vettingu, Pollo tha se ishte broçkull sepse faktet e kundërshtojnë.

“Nuk e dëgjova të ketë thënë këtë gjë. Mund të thoshte gjëra të tjera dhe të dilte i nderuar. Kushdo që do ta thotë këtë, thotë një broçkull, diçka të pavërtetë sepse faktet e kundërshtojnë”, tha Pollo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë Pollo u shpreh se deklaratat e diplomatit gjerman u bënë në kuadrin mungesës së informacionit apo keqinformimit pasi sipas tij në bisedën që pati me Bashën është njohur me realitetin dhe ka ndërruar mendje.

“Ministri i Jashtëm ishte i keqinformuar ose nuk kishte informacion. Pse ishte ndërhyrje e njëanshme duhet të pyetet ai. Biseda e tij me Bashën ka qenë e frytshme dhe produktive, i ka dhënë një pasqyrë të situatës. Nga ajo bisedë e deri në avion ai ka shkuar me mendje tjetër”,
tha Pollo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?