Pollo: Shkelja e ligjit nga AMA dëmton pluralizmin e mediave
Kreu i Komisionit të Medias, Genc Pollo tha se shkelja e ligjit nga AMA dëmton pluralizmin e medias.
Pollo tha se duhet të ruhet kufizimi i pronësisë së medias, ndërsa theksoi se është i njëjti operator që ka marrë 4 licenca, madje dy më shumë se Televioni Publik, duke vendosur në këtë mënyrë monopolin në treg.
Për zgjidhjen e çështjes së AMA, Pollo tha se nuk shikon asnjë vullnet tek mazhoranca, ndërsa tha se ka një shpresë të vogël te drejtësia.
Pollo: Një shkelje masive e ligjit sjell pasoja në panoramën mediatike, në një superkoncetrim të televizioneve dixhitale në një pronar të vetëm cka dëmton pluralizmin e medias dhe pluralizmin e shoqërisë.
Për dhëniet e paligjshme të licencave numerike, ka patur një debat për nenin 62, pra për kufizimin e pronësisë, një normë europiane e mishëruar në ligjin tonë që u tentua të anulohej nga një përfaqëues i mazhorancës, por që nuk ndodhi. Ndodhi në një rrugë tjetër, por kjo mobilizoi Këshillin e Europës që mblodhi këtë tyrezë, BE, OSBE. I pari me studime konkrete për të insistuar tek autoritetet që të ruhej kufizimi i pronësisë, pasi garanton pluralizmin mediatik. Licencat e para të dhëna ishin në shkelje të parimit të kufizimit t ëpronësisë dhe të nenit 62 për kufizimin e pronësisë në media. Ajo që ishte e papritur, ishte çka ndodhi 4 javët e fundit. Pra sërish i jepet të njëjtës kompani, pronë e të njëjtës kompani reale, e suksesshme por që s’ka pse të jetë monopol, e regjistruar dy muaj më parë me shpjegimin se kompania A nuk është pronë e Kompanisë B,. por është pjesë e aksionërvë të kompanisë B , pra nuk shkel nenin 62. Meqë për këtë nuk u arrit shumica e cilësuar, u përsëritën 3 mbledhje, u harrua ligji për mediat audiovizive, iu referua një ligji tjetër që nuk vlen në këtë rast, përsëri për ti dhënë të njëjtës kompani që bëhet me 4 licenca numerike, 2 herë më shumë se Televizioni Publik, me të cilat mund të përjashtojë nga konkurrenca të gjithë të tjerët duke përqëndruar monopolin e platformës në dorën e vet dhe duke imponuar jo vetëm tarifa të kripura sic ka ndodhur më parë me ndihmën e AMA, por edhe duke ndikuar në politikën editoriale, pra duke mos lënë pluaralizmin e nevojshëm. Dhe meqë kjo kompani dhe qeveria janë goxha të lidhura prej kohësh dëmtimi që i bëhet lirisë së medias është edhe më i madh.
Kjo nuk mund të merrej me shumicë të cilësuar siç e kërkon ligji dhe u mor me një shumicë të thjeshtë fatkeqësisht nga anëtarët e nominuar nga mazhoranca dhe po të kishim një gjyqësor funksional besojn se do kishte përgjigje para drejtësisë për këtë që ndodhi. Është rasti për ta thënë se një akumulim jo vetëm shkelja e ligjit, por akumulim i tillë i platformave në një dorë është vrasës për lirinë e medias.
Në rastin e AMA zgjidhja është alarmanete, fatkeqësisht nuk shoh në mazhorancën aktuale ndonjë vullnet për ta zgjidhur, kam një shpresë të vakët tek drejtësia. Ne do të bëjmë çështe e mundur që të bëhet drejtësia në këtë vend dhe sistemi të korrigjohet në rrugë gjyqësore.
KOHA JONË SONDAZH

